Përfundon ndeshja, Gjilani siguron Superligën

  • 30 May 2019 - 18:00
Përfundon ndeshja, Gjilani siguron Superligën

 

Gjilani është skuadra e parë që ka siguruar mbijetesën në Superligë, të shtunën mësohet edhe skuadra e tjetër që do të luajë në Superligë sezonin e ardhshëm, kur të përballen Trepça ’89 me Vllaznimin.

Gjilani do të vazhdojë të qëndrojë në Superligë, pasi në barazh ka arritur ta mposhtë Besën në ndeshjen që u zhvillua në “Fadil Vokrri”.

Gjilani arriti të triumfojë me rezultat minimal 1-0, për të siguruar mbijetesën në Superligë.

Heroi i kësaj ndeshje ishte Keita Razak, i cili realizoi për 1-0, me parabol pas asistimit të Lopezit në minutën e 24’.

Sfida tjetër e barazhit do të zhvillohet mes Trepçës ’89 dhe Vllaznimit të shtunën.

(Kosova Sot Online)