Ramos reagon për Hazardin

  • 30 May 2019 - 18:24
Ramos reagon për Hazardin

 

Ramos e mirëpret Hazardin në Madrid.

Duke folur në konferencë për media se ka vendosur të qëndrojë në Real Madrid, kapiteni, Sergio Ramos, foli edhe për anësorin, Eden Hazard.

Ramos tha haptazi se do të dëshironte që anësori i Chelsea të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

“Hazard më duket një lojtar i nivelit të lartë, do të përshtatej shumë mirë në Real Madrid. Shpresoj që do të vijë”, tha Ramos.

(Kosova Sot Online)