Mou zbulon sekretin e CR7

  • 30 May 2019 - 20:51
Mou zbulon sekretin e CR7

 

Jose Mourinho, në një intervistë të dhënë për "Eleven Sports", ka folur për Cristiano Ronaldo-n dhe sekretin e suksesit të tij.

"Është gjithçka në kokën e tij. Është një gjë e natyrshme për të, e ka në ADN", ka thënë ish-trajneri i Manchester United, Real Madrid, Chelsea dhe Inter.

"Ambicie, motivim, krenari: janë gjëra që nuk mund të blihen dhe që janë të lindura brenda një njeriu. Ronaldo do të jetë kështu deri në fund. Ka lojtarë me të vërtetë të veçantë në aspektin mendor".

(Kosova Sot Online)