Boateng e do vetëm Bayrenin

  • 30 May 2019 - 22:51
Boateng e do vetëm Bayrenin

Boateng beson se do ta veshë fanellën e Bayernit edhe sezonin tjetër.

Jerome Boateng ka bërë të ditur se mund të qëndrojë në Bayern Munich pavarësisht komenteve të Uli Hoeness, që tha se mbrojtësi mund të largohet gjatë verës.

Hoeness tha këtë javë se e ka këshilluar Boatengun që të largohet nga “Allianz Arena” dhe të provojë një aventurë tjetër. Por, pavarësisht se sezonin që lamë pas nuk ishte i rregullt në formacion, Boateng s’dëshiron të largohet.

Ai është pjesë e Bayernit që nga viti 2011 kur u transferua nga Manchester City.

“Sigurisht se s’do të largohem nga këtu, situata mund të ndryshojë shumë shpejt. Natyrisht, unë mendoj se do të vazhdojë në Bayern”, tha ai për Kicker.

(Kosova Sot Online)