Zbulohen fotografitë e Neymarit në Madrid

  • 30 May 2019 - 23:26
Zbulohen fotografitë e Neymarit në Madrid

Neymar në Madrid? Epo kjo mund të ndodhë për së dyti, sepse tashmë ai ka qenë lojtar i “Los Blancos”, vite më parë.

AS ka publikuar disa fotografi të Neymar Junior në qendrën stërvitore Valdebebas, në stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe në dhomat e zhveshjes në stadium, të bëra vite më parë.

Këto fotografi janë bërë nga koha kur Neymar ka qenë si fëmijë në prova te “Los Blancos”, i cili më pas ishte kthyer në Santos, para se të kthehej sërish në Evropë duke u transferuar në Barcelonë.

Në dhomat e zhveshjes Neymar ishte fotografuar te ulëset e Baptistas, Ronaldos, Robinhos e Cicinhos, që të gjithë brazilian.

Shumë media botërore janë duke raportuar se Neymar mund të largohet nga PSG-ja për t’u transferuar te Real Madridi. Ai nuk është i kënaqur në Paris dhe dëshiron të kthehet në La Liga.

Është raportuar gjithashtu se Neymar do të dëshironte edhe rikthimin te Barcelona.

Image
Image
Image

(Kosova Sot Online)