Pse duhet transferuar Real Madridi, Hazardin?

  • 31 May 2019 - 13:54
Pse duhet transferuar Real Madridi, Hazardin?

 

Eden Hazardi ia dha lamtumirën Chelseat në mënyrën më të përsosur, duke u shpallur lojtari i ndeshjes në fitoren 4:1 kundër Arsenalit në finale të Ligës së Evropë. Por, çfarë fiton Real Madridi nga transferimi i belgut?

Me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me klubin londinez, Hazardi është i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge këtë verë, edhe pse ai nuk do të jetë aq i lirë sa janë zakonisht lojtarët të cilëve po u përfundon kontrata, shkruan Marca.

Dy golat dhe asisti i tij e bënë dallimin në finalen e Ligës së Evropës në kryeqytetin e Azerbajxhanit. Në një moment kur skuadrës së tij i mungoi besimi, belgu kaloi nga krahu i mjaftë në një pozitë më qendrore dhe Arsenali nuk arriti ta përballojë.

Hazardi ishte i shpejtë dhe vendimtar. Nga triku i tij i mrekullueshëm për ta liruar Emerson Palmierin brenda zonës së 16-metërshit në pjesën e parë e deri te goli i mençur me këmbën e majtë, ish-ylli i Lille ishte në superformë.

Sapo përfundoi ndeshja, ai e pranoi se kjo ndeshje në Baku do të jetë sipas të gjitha mundësive ndeshja e tij me fanellën e “Blues”, dhe pas fjalëve të Florentino Perezit të martën, Real Madridi mund të fillojë të ëndërrojë për ato gjëra që belgu do t’i sjellë në Santiago Bernabeu.

Shuma gola

Hazardi e përfundoi sezonin e tij me Chelsean, duke i shënuar për herë të parë më shumë se 20 gola. Ai i shënoi gjithsej 21 gola dhe i regjistroi 17 asiste gjatë sezonin 2018/19. “Los Blancos” e humbën një golashënues të mirë me largimin e Cristiano Ronaldo dhe tani Hazardi do të tentojë ta zë këtë vend në skuadrën madrilene.

Driblues mahnitës

Real Madridi ka sulmues në skuadër që janë më të drejtpërdrejt, si Marco Asensio dhe Gareth Bale, por Hazardi luan plotësisht ndryshe me topin në këmbë. Përkundër që është i shkurtër, ai është i aftë t’i mahnitë të gjithë në fushën e lojës dhe t’i shkatërrojë mbrojtësit kundërshtarë.

Makinë asistosh

17 asistet e lartpërmendura këtë sezon jo vetëm që janë mbresëlënëse teorikisht, por natyra e këtyre kontributeve në fushë është edhe më mahnitëse. Për një lojtar me talent kaq të madh, Hazardi rrallëherë është vetjak. Lëvizjet e tij brenda zonës së portierit krijojnë hapësira për bashkëlojtarët e tij, të cilëve ai ua pason topin pastaj.

Një “Galactico” në çdo aspekt

Hazardi vjen në Santiago Bernabeu si yll në botën e futbollit. Paraqitjet e tij me Chelsean në këto shtatë sezone kanë bërë që ai të përmendet përkrah lojtarëve si Lionel Messi, Neymar e Kylian Mbappe.

Përvoja dhe pjekuria

Njëra ndër keqkuptimet për Hazardin është se ai është një futbollist që nuk ka formë vazhdimisht të mirë. Megjithatë, gjatë kohës së tij në Chelsea, ish-ylli i Lille është shndërruar në një lider në fushë. Përkundër që ishte kritikuar shumë pas shkarkimit të Jose Mourinhos në vitin 2015, Hazardi ka vazhduar të tregohet profesionist. Ai e drejtoi Belgjikën deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe i fitoi dy tituj të Premierligës.

Përkundër që ka dashur të transferohet në Real Madrid për shumë vite, sulmuesi kurrë nuk ia ka vështirësuar punën londinezëve e as nuk është bërë armik i tifozë. Përkundër që po largohet, të gjithë në Chelsea ia urojnë atij më të mirat. Pjekuria e tij është e dukshme dhe kjo e ka bërë atë lojtar më të mirë në fushë. Pasi që skuadra e Real Madridit është mjaft e re, Hazardi do të jetë transferimi i përsosur.

(Kosova Sot Online)