Cana fotografohet aty ku janë gjithë yjet e botës së futbollit

  • 31 May 2019 - 14:25
Cana fotografohet aty ku janë gjithë yjet e botës së futbollit

Kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka postuar një foto në “instagram” nga Madridi, aty ku nesër zhvillohet finalja më e madhe e futbollit në botë për klube, Liga e kampionëve, shkruan “Kosova Sot Online”.

Image

Dy skuadrat angleze, Tottenham – Liverpool do të përballen ndërmjet vete në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin e Madridit, derisa Cana pritet të jetë prezent në mesin e shumë yjeve të futbollit botëror.

(Kosova Sot Online)