Spektakolare, Flamurtari emëron trajner ish-lojtarin e Premierligës

  • 31 May 2019 - 14:46
Spektakolare, Flamurtari emëron trajner ish-lojtarin e Premierligës

Sezonin e ardhshëm të Ipko Superligës së Kosovës, Flamurtari do të drejtohet nga trajneri Artim Shaqiri, i cili ka përvojë edhe në njërën ndër ligave më të famshme të futbollit në botë, Premierligë.

Artim Shaqiri, i lindur në Strugë, i ndërroi plot 14 klube gjatë karrierës së tij si futbollist, mirëpo kulmin e arriti në vitet 2003-2005, kur luajti në Premierligë me West Bromwich Albion, për të cilët i zhvilloi 18 ndeshje dhe e shënoi një gol.

Ai e nisi karrierën e tij si trajner në vitin 2012, kur e mori drejtimin e Shkëndijës, ndërsa në vitet 2014 dhe 2015, ishte trajner i Kukësit

(Kosova Sot Online)