Kryeministri Rama zgjodhi trajnerin e Kombëtares

  • 31 May 2019 - 15:14
Kryeministri Rama zgjodhi trajnerin e Kombëtares

Edi Reja u emërua pak kohë më parë në stolin e Kombëtares shqiptare, duke zëvendësuar Kristian Panuçin e shkarkuar.

Në një rrëfim për “Corriere dello Sport” Reja tregon prapaskenat e firmës me kuqezinjtë si dhe nuk nguron të shprehet optimist për sa i përket ecurisë.

A itregon si u bind për të marrë stolin e Shqipërisë, madje edhe me insistimin e Edi Ramës.

A do të shkojë Sarri te Juventusi?

Mendoj se po! Sarri është një teknik i veçantë. Do doja ta shihja më mirë me një ekip të ri dhe cilësor. Futbollistët e rinj do ta ndiqnin plotësisht ndërsa është më e vështirë me më të vjetrit. Sarri është shumë kërkues dhe i përpiktë në pikëmapjen taktike, por mbetet një trajner i madh.

Aventura te Shqipëria

– “Kam deklaruar se nuk do të drejtoj me klube, por nëse me jepet një shans me ekip kombëtar, e marr në konsideratë. Kështu ndodhi. Nuk është ai stresi i përditshëm, por në kombëtare ka një përgjegjësi të madhe. Këtu në Shqipëri ka një pasion të jashtëzakonshëm për futbollin.

Një vend që ngjason me Napolin. Njerëzin e duan ekipin kombëtar dhe lojtarët. Kjo afërsi më jep energji. Ishte ajo që kisha nevojë. Mendoj se gjithçka po shkon mirë. Vështirësia kryesore e trajnerit, përveç njohjes së karakteristikave të lojtarëve është krijimi identitetit unik.

Si ju bindi Shqipëria?

Duka më telefonoi dhe më pyeti për plane duke më thënë se isha i nevojshëm nëse do të isha i lirë. Biseduam për këtë, dhe pashë ndeshjen me Turqinë. Unë shkova rastësisht, më duhej të shkruaja disa raporte në lidhje me futbollistët që po ndiqeshin nga Napoli dhe Atalanta. Më telefonoi gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama. E takova atë në hotelin tim pranë “Ponte Milvio”-s, ai erdhi për të parë Lacion, është tifoz i madh i Juventusit. Më kishte thirrur që të më bindte.

Reja

Ndihem i fortë nga pikëpamja fizike. Kam nënshkruar deri në nëntor. Ka 6 ndeshje zyrtare, më kanë ofruar kontratën edhe për 2 vite. Thashë të presin dhe të shohim si do të shkojnë gjërat. Nëse gjithçka shkon mirë do të vazhdojmë edhe për 2 vjet.

(Kosova Sot Online)