Kryeministri falënderon Florent Hadërgjonajn

  • 31 May 2019 - 15:51
Kryeministri falënderon Florent Hadërgjonajn

Futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj i cili la Zvicrën për t’ju bashkuar ekipit të Kosovës është pritur sot nga kryeministri Ramush Haradinaj i cili e ka falënderuar djaloshin deçanas për zgjedhjen që ka bërë.

“I rritur në Zvicër dhe lojtar i Huddersfield Toën në Angli, Florenti zgjodhi kthimin tek rrënjët e veta, në atdhe, për t’i vazhduar sukseset, tash në Kosovën tonë!

Pata kënaqësinë që sot ta prisja në takim Florent Hadërgjonaj, futbollistin me përvojë ndërkombëtare, i cili na gëzoi me vendimin për t’iu bashkuar ekipit tonë përfaqësues në futboll.

Faleminderit Florent!”, është shkrimi i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Image

(Kosova Sot Online)