Panik në mesnatë, persona të armatosur grabisin kampionen e botës

  • 31 May 2019 - 17:30
Panik në mesnatë, persona të armatosur grabisin kampionen e botës

 

Kampionia e botës në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg) në artet marciale mikse, sportistja braziliane Jessica Andrade, ka përjetuar një natë ferri në qytezën e Niteroi, në Brazil. Ajo ishte duke udhëtuar me makinën e saj në një natë të errët së bashku me një mikeshën e saj, kur një grup kriminal dhe të armatosur ka ndalur makinën dhe kanë grabitur dy personat.

Personat e armatosur kanë detyruar dy gratë të zbresin në makina dhe e kanë marrë atë. Gjithashtu, Andrade u shpreh se asaj i kanë vjedhur edhe celularin. Trajneri i sportistes, Gilliard Parana u shpreh për “MMA Fighting” se të dyja gratë janë në gjendje të mirë, pavarësisht frikës së madhe që kaluan në momentin e grabitjes.

Image

Jessica Andrade u shpall kampione e botës vetëm tri javë më parë, në eventin UFC-237, kur mposhti në duelin e titullit ish-kampionen Rose Namajunas. Ky event u zhvillua në Rio de Zhaneiro. Andrade jeton prej 6 vitesh në qytezën e Niteroi, por kjo është hera e parë që ajo përjeton një natë paniku, ku rrezikoi edhe jetën. Ende nuk dihet se kur ajo do të rikthehet në kafaz.

(Kosova Sot Online)