Griezmann ka arritur marrëveshje me kubin e madh

  • 31 May 2019 - 18:10
Griezmann ka arritur marrëveshje me kubin e madh

 

Gjiganti katalunas dhe sulmuesi francez i kishin nisur negociatat që nga muaji nëntor i viti i kaluar

Mediat spanjolle i kanë zbuluar sekretet rreth transferimit të mundshëm të Antoine Griezmannit në Barcelonë. “Cadena SER” shkruan se gjiganti katalunas i kishte nisur negociatat me sulmuesin francez qysh në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Ndërkaq, ky medium shkruan se marrëveshja në mes të palëve ishte arritur në mars të këtij viti. Griezmann e konfirmoi largimin nga Atletico Madridi pas përfundimit të këtij sezoni pasi është në kërkim të një eksperience të re.

Dhe, mediat spanjolle besojnë se kampioni i botës me Francën do të transferohet këtë verë në Barcelonë. Sulmuesin e rrezikshëm po e mirëpret mbrojtësi i Barçës, Clement Lenglet.

“Griezmann është njëri prej 3-4 futbollistëve më të mirë në La Liga”, ka thënë Legnet.

(Kosova Sot Online)