Roberto Firmino gati për finale, e konfirmon Jurgen Klopp

  • 31 May 2019 - 18:54
Roberto Firmino gati për finale, e konfirmon Jurgen Klopp

Ekipi i Liverpool ka marrë një lajm të mirë para finales së Ligës së Kampionëve. Trajneri Jurgen Klopp ka konfirmuar që sulmuesi i skuadrës, Roberto Firmino është gati për të luajtur kundër Spurs nesër.

“Po ai është gati. Do të tregoj nëse ai starton vetëm nëse Poch më thërret menjëherë dhe më tregon formacionin. Nëse jo, atëherë do të lë disa pikëpyetje për nesër.”, tha Klopp në konferencën për shtyp.

Firmino ka kohë që ka qenë i lënduar. Ai mungoj në ndeshjën e dytë gjysmë-finale kundër Barcelonës..

(Kosova Sot Online)