Hazard bën foto me fanellë të Real Madridit!

  • 31 May 2019 - 19:16
Hazard bën foto me fanellë të Real Madridit!

 

‘Daily Mirror’ ka publikuar një foto të Hazard me fanellën e Realit në plazhin e Marbellas. Eden Hazard vazhdon të presë për transferimin në Real Madrid dhe këtë po e bën në Costa del Sol.

Belgu ka nisur pushimet pas triumfit me Chelsean në Europa League, ai gjendet në Marbella. Ai është takuar me një tifoz të Real Madridit atje, i cili ia kishte në dorë një fanellë të Los Blancos dhe së bashku kanë bërë foto me atë, raporton Daily Mirror’.

Pas finales së Europa League, Hazard tha haptazi se dëshiron të shkojë te Reali, pas shtatë viteve në Londër te Chelsea. Ai la të kuptohet se gjithçka është zgjidhur nga ana e tij, vetëm klubet kanë mbetur që të arrijnë dakord për çmimin e transferimit, marrëveshje që ende nuk po arrihet sepse Reali ka ofruar 100 milionë, derisa Chelsea do 130 milionë.

Image

(Kosova Sot Online)