E fejuara e Ronaldos në Madrid si Kim Kardashian

  • 01 June 2019 - 13:03
E fejuara e Ronaldos në Madrid si Kim Kardashian

Georgina Rodriguez jeton prej gati një viti në Torino me Cristiano Ronaldon dhe familjen e saj, por çifti i njohur kthehet shpeshherë në Madrid, për arsye biznesi.

E fejuara e “yllit” të Juventusit, këtë herë kë qenë në kryeqytetin spanjoll për të marrë pjesë në një mbrëmje bamirësie, e organizuar nga“Elle”.

Sytë e të pranishmëve u fokusuan të pamja e modeles argjentinase, që u shfaq në një version vërtet seksi.

Në Madrid dalluan një stil të veçantë të Georginas, që ngjan shumë me atë të Kim Kardashian.

Image

(Kosova Sot Online)