Dyshime nëse ishte apo jo penalltia për Liverpoolin ndaj Tottenhamit

  • 01 June 2019 - 21:37
Dyshime nëse ishte apo jo penalltia për Liverpoolin ndaj Tottenhamit

Liverpooli ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 1:0 kundër Tottenhamit në finale të Ligës së Kampionëve, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin Ëanda Metropolitano.

Kur kishin kaluar vetëm 30 sekonda lojë, gjyqtari akordoi penallti pasi që Moussa Sissoko e ndali topin me dorë brenda 16-metërshit. Mohamed Salahu e shënoi golin.

Megjithatë, shumë tifozë e kanë protestuar këtë vendim të gjyqtarit Skomina, pasi që besojnë se Sissoko nuk e vendosi dorën në atë pozitë me qëllim për ta devijuar topin.

“Nuk mendoj se ishte penallti”, ka thënë Ivan, raporton The Sun.

Disa tifozë të tjerë besojnë se Skomina pati të drejtë që e akordoi penalltinë, pasi që dora e Sissokos nuk kishte qenë në pozitë të natyrshme.

“Topi e godet krahun e tij dhe trupin e kishte të pozicionuar në formë jo të natyrshme. Këto janë rregullat”, ka thënë Harry, një tjetër përdorues i Twitterit.

(Kosova Sot Online)