Ruiz: S’po m’u besohet se sapo e bëra ëndrrën realitet

  • 02 June 2019 - 08:55
Ruiz: S’po m’u besohet se sapo e bëra ëndrrën realitet

Andry Ruiz Jr nuk mund ta besojë se e ka bërë ëndrrën realitet për t’u bërë kampion i botës në kategorinë e rëndë të boksit, pasi tronditi botën duke e mposhtur kampionin Anthony Joshua të dielën në Shtetet e Bashkuara.

Në njërën prej tronditjeve më të mëdha në kategorinë e rëndë të boksit, Ruiz Jr e mposhti Anthony Joshuan për tre titujt e botës në kategorinë e rëndë, JBF, WBO dhe WBA, të dielën në mëngjes në Shtetet e Bashkuara.

Ruiz, i cili i ka 33 fitore, prej të cilave 22 me nokaut, dhe një humbje në karrierën e tij, erdhi në këtë pozitë që ia ndryshoi jetën vetëm për shkak se kundërshtari i vërtetë i Joshuas, Jarrel Miller, u suspendua pasi doli pozitiv në testet e dopingut.

Ruiz u bë boksieri i parë me prejardhje meksikane që e fiton titullin e botës në kategorinë e rëndë.

“Për këtë kam ëndërruar unë. Për këtë kam punuar shumë fort. Nuk mund të besoj se sapo i bëra ëndrrat e mia realitet”, tha Ruiz pas meçit.

(Kosova Sot Online)