Klopp: I kam humbur 6 finale, ama tifozët kanë vuajtur më shumë se unë

  • 02 June 2019 - 09:46
Klopp: I kam humbur 6 finale, ama tifozët kanë vuajtur më shumë se unë

Jurgen Klopp beson se tifozët e tij kanë vuajtur më shumë se ai për gjashtë finalet e tij të humbura në karrierë.

Klopp më në fund e fitoi një finale, pasi Liverpooli i tij e mundi 2:0 Tottenhamin në finale të Ligës së Kampionëve të shtunën në Wanda Metropolitano dhe u kurorëzua kampion i Evropës.

Pas gjashtë humbjeve në finale, trajneri gjerman e kaloi pengesën finale këtë herë, duke i udhëhequr të kuqtë drejt titullit të gjashtë evropian.

“Kjo është e jashtëzakonshme. Ka qenë një sezon intensiv, por ne i shënuam dy gola dhe fituam për tifozët”, tha Klopp pas ndeshjes.

 “Të jem i sinqertë, kam qenë në gjashtë finale dhe kam humbur, por tifozët kanë vuajtur më shumë se unë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)