Shaqiri zgjohet në mëngjes me trofeun e Ligës së Kampionëve

  • 02 June 2019 - 11:05
Shaqiri zgjohet në mëngjes me trofeun e Ligës së Kampionëve

Duket se Xherdan Shaqiri nuk e ka ndërmend të ndalojë se festuari trofeun e dytë në garën më prestigjioze evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Liverpooli e mundi 2:0 Tottenhamin në finalen angleze në Ligën e Kampionëve të shtunën mbrëma në Wanda Metropolitano në Madrid, duke e fituar trofeun e gjashtë në histori të klubit.

Kjo nënkupton se Xherdan Shaqiri tani është dy herë fitues i garës parësore evropiane, pasi së pari e kishte shijuar këtë trofe në vitin 2013 me Bayern Munich.

27-vjeçari e vazhdoi festen edhe mëngjesin e sotëm, duke postuar fotografi me trofeun dhe me medaljen e kampionit në Instastory në rrjetin social Instagram.

Ylli i Zvicrës është bërë futbollisti i parë me prejardhje shqiptare që e fiton Ligën e Kampionëve.

Shaqiri e bëri këtë duke mos shijuar asnjë moment lojë në dy finalet e tij, por ai ka dhënë kontributin e tij gjithsesi në fazat e mëhershme të garës. Ai luajti 90 minuta të plotë ne rikthimin historik të Liverpoolit kundër Barcelonës në gjysmëfinale.

(Kosova Sot Online)