Kosova i nis sot përgatitjet për ndeshjet e qershorit

  • 02 June 2019 - 11:24
Kosova i nis sot përgatitjet për ndeshjet e qershorit

Bernard Challandes do t’i nisë sot pasdite përgatitjet e plota për dy ndeshjet kualifikuese të Kosovës për Kampionatin Evropian 2020 këtë muaj, pasi janë grumbulluar të gjithë futbollistët e ftuar në ekipin kombëtar.

Pesë prej njëzetepesë futbollistëve të ftuar nga trajneri Bernard Challandes për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë i nisen stërvitjet të hënën, në fushën e gjelbër të stadiumit Fadil Vokrri në Prishtinë.

Por sot, zyrtarisht, trajneri zviceran do t’i nisë stërvitjet në orën 18:00 në kryeqytet, me të gjithë futbollistët e ftuar.

“Dardanët” do të zbresin në stadiumin Fadil Vokrri për t’u stërvitur deri një ditë para ndeshjes.

Kosova do të udhëtojë drejt Podgoricës më 7 qershor për t’u përballur me Malin e Zi, para se ta vizitojë Sofjen vetëm tri ditë më vonë për t’u ndeshur me Bullgarinë në dy ndeshjet e Grupit A kualifikues këtë muaj, ku bëjnë pjesë edhe Anglia dhe Republika e Çekisë.

Verdhekaltrit barazuan në ndeshjen e parë të tyre në një fazë kualifikuese për Kampionat Evropian në muajin mars në Fadil Vokrri, me Zenelin që e kishte shënuar golin e barazimit.

Kosova përballet me disa mungesa të theksuara në këto dy ndeshje, veçanërisht në mesfushë, boshtin e skuadrës, pasi është konfirmuar se Valon Berisha, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala mbesin jashtë si pasojë e lëndimeve.

Edhe qendërmbrojtësi kryesor i skuadrës, Amir Rrahmani, përballet me një dëmtim në gju, por ai pritet t’ia dalë të luajë.

(Kosova Sot Online)