Gjithmonë më i pëlqyeri, ish-futbollisti zbulon arsyet pse vajzat ‘çmenden’ pas Lorik Canës

  • 02 June 2019 - 12:12
Gjithmonë më i pëlqyeri, ish-futbollisti zbulon arsyet pse vajzat ‘çmenden’ pas Lorik Canës

Ish-futbollisti dhe analisti i njohur sportiv Redi Jupi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Mos i fol shoferit’. Ai ka folur për kombëtaren shqiptare, ku ndër të tjera ka zbuluar edhe një sekret për mikun e tij, Lorik Canën.

Redi tregoi arsyet pse vajzat ‘çmenden’ pas ish-mbrojtësit, duke nxjerrë në pah anët pozitive të Lorikut. “Loriku është futbollist i mirë, djalë simpatik dhe i edukuar. Të kesh një nga këto dhe ke disa femra në krahë, po të kesh të treja pastaj …”, tha Jupi.

Image

 

Kujtojmë që Cana prej vitesh është i martuar me arkitekten italiane, Monika dhe kanë së bashku një djalë.

Image

(Kosova Sot Online)