Pas fitimit të trofeut të Ligës së Kampionëve, mësohet edhe shifra e madhe e parave që Liverpooli ka fituar

  • 02 June 2019 - 13:10
Pas fitimit të trofeut të Ligës së Kampionëve, mësohet edhe shifra e madhe e parave që Liverpooli ka fituar

 

Liverpooli ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/19, por jo vetëm kaq pasi është pasuruar edhe në aspektin financiar.

Reds kanë mposhtur Tottenham Hotspur me rezultat 2-0 në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Wanda Metropolitano.

Klubi nga Anfield këtë fitore e mori në saje të golit të Mohamed Salah në minutën e dytë dhe të Divock Origit në minutën e 88-të.

Fitorja e Liverpoolit do të sigurojë gjithashtu një rritje të konsiderueshme për arkat e klubit anglez për shkak të shumës së madhe të parave që ofrohen nga Liga e Kampionëve.

Skuadra e Jurgen Klopp do të fitojë rreth 17 milionë euro si fitues i trofeut, duke ia shtuar këtë shifër atyre që tashmë kanë marrë gjatë rrjedhës së garës.

Reds thuhet se në total do të marrin rreth 66 milionë funte apo rreth 75 milionë euro nga ky sezon vetëm nga shifra që ndan Liga e Kampionëve.

Liga e Kampionëve ndan një fond prej 1.95 miliardë eurosh për të gjitha skuadrat. Faza e grupeve vlerësohet rreth 15 milionë për çdo skuadër, me bonuse tjera të paguara, edhe për çdo ndeshje që fitohet ose humbet.

Image

Një tjetër shumë prej 9.25 milionë eurosh i jepet skuadrave që arrijnë fazën e 1/16-tës, 10.15 milionë euro arritja në çerekfinale dhe 11.6 milionë arritja në gjysmëfinale.

Liverpooli dhe Tottenhami gjithash fituan nga 14.55 milionë euro për arritjen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Ky total nuk përfshin ndarjen e 260 milionë funtesh nga të ardhurat prej drejtave televizive, pasi kjo varet edhe nga renditja e tyre 10-vjeçare nga performanca.

Sipas mediave angleze, Liverpooli dhe Tottenhami do të fitojnë nga 31 milionë funte apo 35 milionë euro nga të ardhurat e të drejtave televizive pas arritjes në finale.

Kjo do të thotë që gjigantët nga Anfield arrijnë tek një total përfitimesh prej rreth 97.5 milionë funte apo 110 milionë euro nga fitimi i gjithë garës këtë sezon.

Image

Tifozët e Tottenhamit nuk duhet të dëshpërohen shumë, pasi shuma totale e tyre e fitimeve të tyre vetëm rreth 1 milion funte më pak se rivalët e tyre të Ligës Premier.

(Kosova Sot Online)