Henderson me skenë tjetër emocionale, mes lotësh shkon dhe përqafon babanë e tij me kancer pas finales
Jordan Henderson ka dhuruar një skenë shumë emocionale pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve, kur ka përqafuar babanë e tij të sëmurë me kancer.
Mbrëmja e Madridit do të jetojë gjatë në kujtesën e çdo tifoz të Liverpoolit në mbarë botën, pasi ishte një çështje emocionale.
Kjo pasi Reds arritën të fitojnë trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve pasi mposhtën Tottenhamin në finale me rezultat 2-0.
Me të përfunduar finalja, shumica e lojtarëve të Liverpoolit filluan të qajnë dhe nuk ndaleshin lotët e gëzimit.
Njëri nga ta padyshim se është edhe kapiteni, Henderson, i cili ngriti lartë trofeun e Ligës së Kampionëve.
Henderson mes lotësh duke e përqafuar babanë e tij
Pas fishkëllimës përfundimtare në Madrid, kapiteni Henderson gjeti babanë e tij në turmë dhe ata ndanë një përqafim emocional.
Emocionet ishin të mëdha dhe lotët nuk ndaleshin nga mesfushori anglez, pasi babai i tij vuan nga kanceri.
Pas lotëve, babë e birë festojnë triumfin
Megjithatë, pas disa minutave baba dhe bir iu kthyen buzëqeshjes pasi fitimi i trofeut të Ligës së Kampionëve i bëri krenar të dy.
WE LOVE YOU JORDAN HENDERSON pic.twitter.com/iDU9yBjmKg
— Empire of the Kop (@empireofthekop) June 2, 2019
(Kosova Sot Online)