Kah u nis Granit Xhaka

  • 02 June 2019 - 14:18
Kah u nis Granit Xhaka

Futbollisti i famshëm shqiptar, Granit Xhaka ka lënë kampin e Arsenal-it për të udhëtuar drejt Zvicrës, aty ku e pret kombëtarja e Zvicrës për ndeshjet e qershorit që i zhvillon në Ligën e Kombeve, shkruan "Kosova Sot Online".

Xhaka cilësohet si futbollisti kryesor në ekipin zviceran, kështu që tifozët nga ai presin shumë në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve. Të mërkurën nga ora 20:45, Zvicra do të ndeshet me Portugalinë e Ronaldos, ku edhe pritet një përballje tejet e fortë. Përveç Xhakës te Zvicra do të paraqiten edhe shqiptarët tjerë Xherdan Shaqiri e Albion Ajeti.

Image

(Kosova Sot Online)