Gjermania publikon listën për ndeshjet me Bjellorusinë dhe Estoninë

  • 02 June 2019 - 15:26
Gjermania publikon listën për ndeshjet me Bjellorusinë dhe Estoninë

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e ardhshme që zhvillohen këtë muaj.

“Die Mannschaft’ ka ftuar për herë të parë portierin Sven Ulreich (30 vjeç), i cili mbron ngjyrat e Bayernit.

 

Kjo pasi portieri i Arsenalit, Bernd Leno ka pësuar një lëndim, poashtu edhe Marc Andre ter Stegen i Barcelonës ka probleme në gjurin e këmbës.

Gjermania do të luaj kundër Bjellorusisë më 8 qershor ndërsa 3 ditë më vonë ballafaqohet me Estoninë.

Image

(Kosova Sot Online)