Policia spanjolle e rreh tifozin e Liverpooli me shkopinj e shkelma

  • 02 June 2019 - 15:47
Policia spanjolle e rreh tifozin e Liverpooli me shkopinj e shkelma

Nuk ka shkuar gjithçka si duhet në finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit, të paktën për një tifoz që iu gëzua triumfit të skuadrës së zemrës.

Një tifoz të kuqve ka tentuar të futet në stadiumin “Wanda Metropolitano” nga një rrugë e shkurtër dhe e palejuar nga policia.

Ai synoi të çante gardhin, por kundërpërgjigjja e policisë ishte e menjëhershme. Një nga efektivët e goditi me shkop gome në kokë, por fansi iu kundërpërgjigj duke e sharë dhe sulmuar.

Polici nuk reagoi, por forcat speciale ndërhynë dhe me kuaj dhe i dhanë një mësim të mirë që mund ta ketë harruar vetëm në momentin që Liverpooli ka ngritur lart trofeun e Championsit.

(Kosova Sot Online)