UEFA raporton, bukuroshja e Champions-it zhduket nga Instagrami

  • 02 June 2019 - 16:16
UEFA raporton, bukuroshja e Champions-it zhduket nga Instagrami

 

Kinsey Wolanski kapi majat e famës thjesht me një kalim në fushë, teksa zhvillohej finalja e Champions League mes Tottenham dhe Liverpool, në Madrid të Spanjës.

Modelja ruse është e lidhur me Vitaly Zdorovetskiy, i cili është i famshëm për videot e tij me femra provokuese në Youtube.

E gjithë kjo skenë është ideuar për të marrë vëmendjen e të gjithë botës, të cilën çifti rus kërkonte ta drejtonte tek “website” “Vitaly Uncensured”, një faqe në internet që është për të rritur, për shkak të përmbajtjes erotike.

Kinsey tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për shkak të bukurisë dhe formave të saj dhe në profilin e vet ne Instagram u shtuan mbi 2 milionë fansa në 12 orë. Një sukses i jashtëzakonshëm për çiftin, që sipas një marketeri një reklamë e tillë kushton rreth 4 milionë dollarë, por ata e morën për thuajse asgjë.

Image

Llogaria e modeles tashmë nuk ekziston!

Gjithsesi UEFA nuk mund ta kalojë kaq thjeshtë një çështje të tillë, duke qenë se Kinsey nuk ishte thjeshtë një njeri i zakonshëm që hyn në fushë nëpër finale të rëndësishme, por qëllimi i tyre ishte krejtësisht për marketing, për më tepër që flitet për një faqe me përmbajtje erotike, që stimulon pornografinë.

Për këtë, mendohet se UEFA ka nisur një raport drejt drejtuesve të Instagram-it, të cilët kanë marrë masa të menjëhershme dhe kanë mbyllur llogarinë e Kinsey në këtë rrjet social, që shkoi deri në 2.4 milionë fansa.

Mark Zuckenberg duket se i ka dhënë urdhrat e qarta, të gjitha faqet që janë hapur me foto dhe emrin e ngjashëm të modeles ruse po mbyllen një nga një, duke e hequr vëmendjen e njerëzve nga ajo.

 

Ndërkohë që “website” i Vitaly me video argëtuese erotike ka pësuar “crash” për shkak të klikimeve të shumta nga e gjithë bota, këtë e njoftoi vetë ylli i Youtube në llogarinë e tij në Instagram.

 

(Kosova Sot Online)