Shaqiri është gati për festë: “E kthyem trofeun në shtëpi”

  • 02 June 2019 - 16:33
Shaqiri është gati për festë: “E kthyem trofeun në shtëpi”

Xherdan Shaqiri nuk e ka ndërmend të ndalojë se festuari trofeun e dytë në garën më prestigjioze evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Liverpooli e mundi 2:0 Tottenhamin në finalen të Ligës së Kampionëve të shtunën mbrëma në “Wanda Metropolitano” në Madrid, duke e fituar trofeun e gjashtë në histori të klubit.

Kjo nënkupton se Xherdan Shaqiri tani është dy herë fitues i garës parësore evropiane, pasi së pari e kishte shijuar këtë trofe në vitin 2013 me Bayern Munich. 

27-vjeçari e vazhdoi festen edhe mëngjesin e sotëm, duke postuar fotografi me trofeun dhe me medaljen e kampionit në Instastory në rrjetin social Instagram, dhe tani sërish e ka bërë këtë, duke postuar një foto në zhveshtoren e klubit dhe ka shkruar: “E kthyem trofeun në shtëpi”.

Shaqa është bërë gati për festën e madhe që do të nisë pas pak në Liverpul.

Image

(Kosova Sot Online)