Muriqi tashmw ka vendosur

  • 02 June 2019 - 17:20
Muriqi tashmw ka vendosur

Vedat Muriqi i ka kërkuar menaxherit të tij që të transferohet në Galatasaray pasi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i Kosovës ka zhvilluar një edicion fenomenal me Rizespor në Superligën turke.Vetëm në elitën e futbollit turk, futbollisti nga Prizreni ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar tetë asistime.

Ndërkaq, Fenerbahçe është njëra prej shumë klubeve që ka shprehur interesim për reprezentuesin kosovar.

Megjithatë duket se Muriçit nuk i pëlqen ideja e transferimit te Fenerbahce pasi kjo skuadër nuk luan në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Kështu, dëshira e madhe e 24-vjeçarit është Galatasaray. Ndryshe, Rizespor ka kërkuar shtatë milionë euro nga klubet e interesuara për Vedat Muriqin.

(Kosova Sot Online)