Zyrtare: Një tjetër ndarje në Superligën e Kosovës në futboll

  • 02 June 2019 - 20:07
Zyrtare: Një tjetër ndarje në Superligën e Kosovës në futboll

FC Ballkani dhe Gani Sejdiu kanë ndarë rrugët, ani pse i shpëtuan rënies nga Ipko Superliga.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu, nuk do të jetë pjesë e Ballkanit në edicionin e ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga Therranda, Ballkani. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ballkani ka bërë të ditur se nuk ka arritur marrëveshje me Sejdiun për vazhdimin e kontratës.

 

Postimi i plotë në Facebook i FC Ballkani:

Ndajmë rrugët me trainerin Gani Sejdiu

Therandë,02 Qershor 2019 – Pas një takimi miqësor me trainerin Gani Sejdiu për të shikuar mundësitë për vazhdim të bashkëpunimit edhe për edicionin e ri,njoftojmë të gjithë se marrëveshja nuk është arritur.

FC Ballkani falenderon trainerin Gani Sejdiu për punën e tij të deritanishme me skuadrën tonë, duke i dëshiruar fat dhe sukses në të ardhmen.

Image

(Kosova Sot Online)