Challandes: Jam i lumtur që e kam këtu Hadërgjonajn

  • 02 June 2019 - 20:51
Challandes: Jam i lumtur që e kam këtu Hadërgjonajn

Challandes ka vetëm fjalë të mira për Hadërgjonajn. Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është paraqitur para mediave për herë të parë për ndeshjet e qershorit, që “Dardanët do t’i zhvillojnë me Malin e Zi (7 qershor) dhe Bullgarinë (10 qershor).

Ai foli për shumë tema, po ashtu edhe për ardhjet e reja si; Florent Hadërgjonaj, Ylldren Ibrahimaj dhe Ibrahim Dresheviç.

“Sa i përket Florent Hadërgjonajt, jam i lumtur që e kam në skuadër”, tha fillimisht tekniku zviceran.

“Gjithashtu kam ftuar edhe Dresevic dhe Ibrahimaj, të cilët janë pjesë e projektit për të ardhmen”, vlerësoi Challandes.

“Do ta shoh nga afër formën e tyre”.

(Kosova Sot Online)