Dështaku Karius iu dërgon mesazh bashkëlojtarëve te Liverpooli për triumfin në Champions

  • 03 June 2019 - 08:51
Dështaku Karius iu dërgon mesazh bashkëlojtarëve te Liverpooli për triumfin në Champions

Dështaku i Liverpoolit, Loris Karius, u ka dërguar mesazh urimi bashkëlojtarëve të vet për fitimin e Ligës së Kampionëve të shtunën në Madrid.

Liverpooli e fitoi titullin e gjashtë evropian pasi e mundi Tottenhamin 2:0 në Wanda Metropolitano, vetëm një pasi ishte mposhtur 3:1 nga Real Madridi në finale, pjesërisht falë dy gabimeve amatore, tejet të tmerrshme të portierit Karius.

Megjithatë, Karius nuk luajti rol në këtë edicion të Ligës së Kampionëve me Liverpoolin, pasi klubi e huazoi atë te Besiktasi pak pas gabimeve trashanike në ngjarjen më të madhe të futbollit në Evropë.

Gjermani, megjithatë, ka qenë i shpejtë për ta uruar skuadrën për triumfin, ndërsa tifozët e gjigantin anglez e kanë falënderuar publikisht për përkrahjen.

“Urime LFC. Jam shumë i lumtur për të gjithë në klub dhe për tifozët. Ju e merituat këtë”, shkroi Karius në Twitter. 

(Kosova Sot Online)