Ylli i Malit të Zi: Kosova nuk është rival i lehtë, ajo ka shumë cilësi

  • 03 June 2019 - 10:51
Ylli i Malit të Zi: Kosova nuk është rival i lehtë, ajo ka shumë cilësi

Portieri i Malit të Zi, Danijel Petkovic, iu ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të mos e shohin Kosovën si rival të lehtë dhe të jenë të vetëdijshme për cilësitë që ka ekipi verdhekaltër, para ndeshjes së Grupit A kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, këtë javë në Podgoricë.

Mali i Zi do të përballet me disa mungesa të theksuara në ndeshjen e 7 qershorit në Podgoricë, si Stefan Savic, Marko Simic, Stefan Mugosa, Nebojsa Kosovic Sead Hakšaba Novië dhe Filip Stojkovic, të cilët nuk janë pjesë e përgatitjeve të trajnerit jubisa Tumbakovië për ndeshjen me Kosovën.

Numri një i portës malazeze shpreson se Kombëtarja e tij do ta shfrytëzojë terrenin vendas, edhe pse pa shikues për shkak të pezullimit nga UEFA për thirrje raciste ndaj Anglisë, për të nxjerrë rezultat pozitiv ndaj Kosovës.

“Kombëtarja e Kosovës duket rival i lehtë për publikun, prandaj ata kërkojnë që Mali i Zi të fitojë. Por, rezultatet e Kosovës, ecuria e saj në Ligën e Kombeve dhe ndeshja e saj e parë në kualifikime kundër Bullgarisë tregon se ajo ka shumë cilësi. Duhet të jemi të motivuar në maksimum dhe shumë të disiplinuar. Ne luajmë në fushën tonë dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë”, tha Petkovic.

“Dardanët” do të udhëtojnë drejt Podgoricës të premten për përballjen e dytë në kualifikime për Kampionatin Evropian 2020 ndaj Malit të Zi, para se ta vizitojnë Sofjen vetëm tri ditë më vonë për t’u përballur me Bullgarinë.

Grupit A i prin Anglia me 6 pikë, e ndjekur nga Bullgaria me 2 dhe Mali i Zi dhe Kosova me nga 1 dhe Republika e Çekisë me 0.

Kosova dhe Çekia e kanë zhvilluar nga një ndeshje më pak se rivalët e tyre në grup, megjithatë.

(Kosova Sot Online)