E kapi duke tradhtuar, gruaja publikon mesazhet e futbollistit me dashnoren

  • 03 June 2019 - 12:35
E kapi duke tradhtuar, gruaja publikon mesazhet e futbollistit me dashnoren

Historia e futbollistit të Çarltonit dhe Milluollit, Kristofer Zebroski është duke bërë xhiron e mediave britanike dhe jo vetëm.  31-vjeçari trardhtoi gruan e tij, teksa kjo e fundit e zbuloi, duke i bërë “gjëmën” në rrjetin social “Twitter”.

Bashkëshortja i zbuloi paswordin dhe publikoi në “Twitterin” e futbollistit foto dhe biseda me dashnoren e tij me emrin Lejla.

Pas kësaj historie gazmore, “Twitteri” i futbollistit anglez u bllokua. Bashkëshortja e Zebroskit nuk nguroi të postonte edhe një foto të sajën me mbishkrimin: “Si ndihesh kur e kap bashkëshortin duke tradhtuar”. 

Ndërkohë që postimet e saj nuk kanë reshtur. “Kur tradhton gruan tënde me një grua të shëmtuar dhe të shëndoshë që quhet Lejla”, shkruan bashkëshortja.

(Kosova Sot Online)