Pa Ronaldon e Pogban, zbuloni 11 më të mirët e këtij Championsi

  • 03 June 2019 - 13:55
Pa Ronaldon e Pogban, zbuloni 11 më të mirët e këtij Championsi

Jose Mourinho pas shkarkimit nga Manchester Unitedi në fund të vitit të kaluar, ka gjetur punë si analist te “Bein Sports’, duke komentuar dhe analizuar, disa nga ndeshjet më pikante të këtij sezoni.

Portugezi ka zgjedhur madje dhe formacionin më të mirë të këtij Championsi, duke lënë jashtë Ronaldon dhe Pogban.

11-shja e ish-teknikut të Realit, është një “miks” mes Liverpulit dhe Ajaksit, por ka dhe nuanca të Barcelonës e Totenhemit.

Skema 4-3-3 është zgjedhur nga Murinjo për të rreshtuar këta lojtarë: Alison, Arnold, Van Dijk, De Ligt, Robertson, De Jong, Van de Bek, Eriksen, Salah, Mesi, Mané.

Nuk është një formacion surprizues nga Murinho, i cili ka zgjedhur lojtarët më të spikatur të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot Online(