Ja fotoja që postoi Reyes nga makina pak para aksidentit

  • 03 June 2019 - 14:27
Ja fotoja që postoi Reyes nga makina pak para aksidentit

Mesditën e së shtunës, Hoze Antonio Rejes, humbi jetën në një aksident tragjik. Bota e futbollit u shtang me këtë lajm dhe ende nuk e beson.

Shkak i aksidentit, sipas mediave spanjolle është shpejtësia rreth 237 km/h. Pikërisht pak para ngjarjes fatale, shoku i ngushtë i Rejesit, Huan Manuel Kalderon, njeriu i vetëm që mbijetoj nga aksidenti, kishte postuar një foto në “Instagram”.

Image

Duket se pak para aksidentit klima në makinën e 35-vjeçarit kishte një entuziazëm të madh, i cili solli dhe shpejtësinë marramendëse.

(Kosova Sot Online)