Këta janë 5 lojtarët më të paguar të Kombëtares së Kosovës

  • 03 June 2019 - 15:18
Këta janë  5 lojtarët më të paguar të Kombëtares së Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll tashmë është e mbipopulluar me yje, derisa më të veçauarit janë Milot Rashica, Valon Berisha, Arbër Zeneli, Aro Muric dhe Florent Hadërgjonaj që luajnë në kampionate të forta si Bundesliga, Serie A, Ligue 1 e Premier Ligë.

Këta pesë lojtarët e përmendur më lartë janë edhe më të paguarit, derisa ‘milioneri’ i Kombëtares është Valon Berisha, ndërsa pas tij vjen ylli i Werderit, Milot Rashica.

Më poshtë i keni top 5 lojtarët më të paguar që luajnë për Kombëtaren e Kosovës.

1. Valon Berisha edicionin e kaluar iu bashkua Lazios derisa me italianët ka një kontratë pesë-vjeçare ku përfiton 1.5 milion euro në vit. Ai është lojtari i tetë më i paguar te Lazio.

2. Milot Rashica është pjesë e Werder Bremenit dhe këtë edicion ai shkëlqeu me gola dhe asiste. Ylli nga Vushtrria ka kontratë deri katër-vjeçare me ëerderin, derisa përfiton 1 milion euro në vit. 22 vjeçari është lojtari i shtatë më i paguar në klub.

3. Florent Hadërgjonaj është prurja më e re te Kombëtarja e Kosovës, derisa ai edicionin që shkoi luajti në Premier Ligë me Huddersfieldin, klub i cili më pas ra në Championship. Florenti ka një kontratë tre-vjeçare me klubin anglez dhe përfiton 658 mijë funte në vit. Ai është lojtari i 14-të më i paguar në klub.

4. Arbër Zeneli në afatin kalimtar të janarit ndërroi klub dhe u transferua nga Heerenveen te Reims. Ylli kosovar nënshkroi kontratë pesë-vjeçare me francezët, derisa përfiton 482 mijë euro në vit. Ai është lojtari i katërt më i paguar në klub.

5. Arijanet Muric portieri i Manchester Cityt që këtë edicion u shpall kampion në Premier Ligë ka një kontratë tre-vjeçare me ‘Qytetarët’, derisa përfiton 429 mijë funte në vit.

(Kosova Sot Online)