Zyrtare: Llapi prezanton blerjen e radhës, vjen nga Shqipëria

  • 03 June 2019 - 18:34
Zyrtare: Llapi prezanton blerjen e radhës, vjen nga Shqipëria

Klodian Nuri është përforcimi më i ri i Llapit. 

Llapi ka vazhduar me afrimin e futbollistëve për sezonin 2019/20. Pas rinovimit të kontratave të disa futbollistëve, por edhe pas disa blerjeve, Llapi ka trasnferuar nje tjeter futbollist.

Klodian Nuri është përforcimi më i ri i Llapit, i ardhur nga Elbasani.

Mesfushori shqiptar gjate dites se sotme ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me klubin nga Podujeva. Nuri tashmë ka kryer edhe prezantimin e tij si futbollist i Llapit.

23-vjeçari i lindur në Tiranë është mesfushor, derisa më parë ka luajtur te Shkëndija U-19, Besa e Kavajës, Dinamo Tirana dhe së fundmi tek Elbasani.

Nuri pritet ditëve të ardhshme të përforcohet edhe me disa futbollistë të shquar.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina synon titullin kampion në edicionin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)