Boksieri kosovar: Do ta shkatërroj djalin e Arkanit dhe Cecës në ring

  • 03 June 2019 - 18:45
Boksieri kosovar: Do ta shkatërroj djalin e Arkanit dhe Cecës në ring

Petrit Mazrekaj, boksier profesionist, me 17 meçe të luajtura, (asnjë humbje, 13 prej tyre të përfunduara me nokaut) sonte ka qene i pranishëm në emision.

I biri i kriminelit serb, tash i vdekur, Zhelkjo Razhnatoviq, i njohur si Arkan, dhe i këngëtares serbe, Ceca Razhnatoviq, gjithashtu boksier profesionist, i ka kërkuar duel djaloshit nga Kosova, që jeton në Austri.

Petriti ka pranuar të boksojë kundër serbit, dhe meçi do të zhvillohet në gusht të këtij viti.

Ai u shpreh që do ta shkatërroj të birin e Arkanit në ring.

(Kosova Sot Online)