Komplikohen gjërat, presidenti i Bayernit: Paratë që po kërkojnë City e Sane janë çmenduri

  • 03 June 2019 - 20:12
Komplikohen gjërat, presidenti i Bayernit: Paratë që po kërkojnë City e Sane janë çmenduri

Bayern Munich dëshiron të sjellë Leroy Sanen nga Manchester City në periudhën kalimtare të verës.

Edhe vetë futbollisti dëshiron të largohet nga skuadra angleze dhe të transferohet në Gjermani, e cila gjë do ta përforconte tejet mase ekipin e drejtuar nga Niko Kovac.

Megjithatë, gjithçka nuk po shkon sipas planit të kampionit gjerman, dhe kjo u konfirmua nga presidenti Uli Hoeness.

“Minimalisht duhet të paguajmë 80 milionë euro për të gjersa transferimi tashmë është komplikuar. Sane po kërkon një pagë vjetore prej 10 milionë eurove. Prandaj unë jam skeptik për momentin dhe duhet të them se shifrat e kërkuara janë të çmendura”, pohon Hoeness. 

Gjithsesi, bavarezët janë të detyruar të bëjnë përforcime në rast se dëshirojnë të konkurrojnë në Ligën e Kampionëve për faktin edhe të largimit të Franck Riberys dhe Arjen Robbenit.

Ndryshe, Rekordmeister muaj më parë transferuan mbrojtësin e krahut të majtë të Atletico Madridit, Lucas Hernandez.

(Kosova Sot Online)