Hematoma në të pasme e këmbë, raporti mjeko-ligjor fundos Neymarin

  • 03 June 2019 - 20:39
Hematoma në të pasme e këmbë, raporti mjeko-ligjor fundos Neymarin

Detaje të njëpasnjëshme dalin nga çështja “Neymar”, i cili është në qendër të një hetimi, për një rast përdhunimi në Paris, në mesin e muajit maj.

Një femër e akuzuar atë për përdhunim, edhe pse ajo ka shkuar me dëshirën e vet në dhomën e një hoteli me futbollistin brazilian, me të cilin ka flirtuar dhe ka pasur raport që prej muajit mars. 

Image

Najila Trindade – Gruaja që ka bërë denoncimin për përdhunim ndaj Neymar!

Media braziliane “UOL Sports” ka arritur të marrë një kopje të denoncimit dhe dosjes së plotësuar nga akuzuesja, duke zbuluar se në denoncimin e saj ka foto dhe imazhe që tregojnë agresivitetin e Neymar, në natën që supozohet se ka ndodhur ngjarja.

Madje, në raportin mjeko-ligjor, që është kryer në një klinikë në Sao Paolo të Brazilit thuhet se gruaja ka patur hematoma dhe të nxira në pjesën e të pasmeve dhe në këmbë, raporton telesport. Ndër të tjera raporti sqaron se ajo ka probleme me gastritin, ka humbur peshë dhe ka simptoma post-traumatike.

Policia ende nuk ka marrë një hap konkret për këtë ngjarje, sepse gjithçka po hetohet, ndërsa Neymar publikoi një video të të gjithë mesazheve dhe fotove intime që gruaja në fjalë i ka dërguar atij, mirëpo braziliani u detyrua ta fshijë të hënën paradite, sepse edhe ky fakt mund të ngrejë një akuzë të re ndaj tij.

(Kosova Sot Online)