Salahu nën radarin e Man Unitedit

  • 04 June 2019 - 13:19
Salahu nën radarin e Man Unitedit

E përditshmja spanjolle, AS, e ka tronditur botën e futbollit në Angli me pretendimet se Manchester Unitedi është i interesuar ta transferojë yllin e Liverpoolit, Mohamed Salahun, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi egjiptian nuk pranoi ta përjashtojë mundësinë e largimit nga Anfield, pasi triumfit të Liverpoolit me rezultat 2:0 kundër Tottenhamin, në finale të Ligës së Kampionëve,.

Real Madridi besohej se është i vetmi klub që kishte shprehur interesim për Salahun së fundi, mirëpo AS pretendon se Real Madridit po i bëjnë garë Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu. 

Trajneri i “Djajve të kuq”, Ole Gunnar Solskjaer, e dëshiron me ngulm një lojtar që mund ta ringjallë sulmin e skuadrës së tij dhe dy –herë fituesi i Këpucës së Artë në Premierligë do t’ia garantonte këtë gjë norvegjezit.

Por, transferimi i Salahut në Old Trafford nuk besohet se është shumë i mundshëm për shkak të rivalitetit mes dy klubeve. Hera e fundit që një lojtar ka kaluar nga Manchester United në Liverpool drejtpërdrejt, apo anasjelltas, është në vitin 1964.

Destinacioni më i mundshëm për Salahun, nëse ai me të vërtetë dëshiron të largohet nga Anfieldi, besohet se është Real Madridi.

(Kosova Sot Online)