Klopp i përgjigjet Beckenbauerit që i propozoi stolin e Bajernit

  • 04 June 2019 - 16:01
Klopp i përgjigjet Beckenbauerit që i propozoi stolin e Bajernit

Jurgen Klopp refuzon ftesën e Franz Beckenbauerit për të marrë drejtimin e Bayernit të Mynihut.

Pas finales së Championsit, e fituar nga Liverpooli, “Kaiser”-i e shprehu hapur dëshirën për të parë në krye të bavarezëve strategun gjerman. 

“Më pëlqen shumë Franz dhe unë i pëlqej atij, por kam një kontratë afatgjatë me Liverpoolin. Pastaj, si Dortmundi ashtu edhe Bayerni drejtohen aktualisht nga trajnerë shumë të mirë. Se çfarë mund të ndodhë pas 4 apo 5 vitesh, nuk e di. Ndoshta do të dalin trajnerë krejtësisht të ndryshëm”, tha Klopp.

Klopp kontrata e të cilit me klubin legjendar anglez skadon në vitin 2022.

(Kosova Sot Online)