Zyrtare: Goli i Messit ndaj Liverpoolit zgjidhet më i miri në Ligën e Kampionëve

  • 04 June 2019 - 18:23
Zyrtare: Goli i Messit ndaj Liverpoolit zgjidhet më i miri në Ligën e Kampionëve

Goli i Lionel Messit nga gjuajtja e lirë kundër Liverpoolit është votuar si goli më i mirë i këtij edicioni të Ligës së Kampionëve nga tifozët.

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi “mbikëqyrësit teknikë” të UEFA-s e votuan golin e Cristiano Ronaldos me vollei ndaj Manchester Unitedit si më të mirin e këtij turne. 

Pjesë e grupit të mbikëqyrësve teknikë të UEFA-s ishin ish-trajneri i Manchester Unitedit, David Moyes, trajneri aktual i Anglisë, Gareth Southgate, trajneri aktual i Belgjikës, Roberto Martinez dhe legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez.

Image

Megjithatë, tifozët kanë menduar ndryshe, ata e votuan golin fantastik të Messit nga rreth 30 metra largësi kundër Liverpoolit si më të mirin të turneut.

(Kosova Sot Online)