Sulmuesi i Interit na tregon “golin më të bukur” të karrierës

  • 04 June 2019 - 21:36
Sulmuesi i Interit na tregon “golin më të bukur” të karrierës

Sulmuesi Andrea Pinamonti mbylli një sezon mjaft të mirë në radhët e Frosinones, ku ishte i huazuar nga Interi dhe tashmë është i përqendruar te Europiani U20, ku po udhëheq Italinë me shiritin e kapitenit dhe golat e shënuar, para se të rikthehet te zikaltrit, nën urdhrat e Antonio Contes.

Megjithatë mediat italiane kanë zbuluar edhe “golin më të bukur” të shënuar nga sulmuesi 19-vjeçar në pronësi të Interit, këtë herë në fushën e jetës private, pasi ka bërë për vete bukuroshen italiane Nicole Confortin. 

Kjo e fundit është një modele mjaft e njohur në Itali dhe shpesh ka qenë imazh i kompanive më prestigjoze të modës, ndërsa tashmë shërben edhe si burim frymëzimi për të fejuarin e saj, Andrea Pinamontin. 

(Koosva Sot Online)