Trippier: Dua të qëndroj në Angli

  • 04 June 2019 - 21:49
Trippier: Dua të qëndroj në Angli

Klube të shumta evropiane kanë shprehur interesim për shërbimet e Kieran Trippier, e në veçanti ato italiane.

Garën për mbrojtësin e Tottenham Hotspur e udhëheqin kampioni dhe nënkampioni i Italisë, Juventusi, respektivisht, Napoli.

Në ndërkohë, duke folur për interesimin e klubeve italiane, futbollisti i Tottenham Hotspur ka theksuar se dëshiron ta vazhdojë karrierën në Angli. 

“Dua të qëndroj në Angli. Mirëpo, çfarë mund të bësh? Do të shohim se çfarë do të ndodhe dhe çfarë dëshiron klubi, kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka theksuar ai.

Kujtojmë që Trippier dhe Spursat u kualifikuan në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori, ku u mposhtën nga Liverpooli.

(Kosova Sot Online)