Drejtori sportiv i Juventusit: Do të diskutojmë për Pogbën me trajnerin e ri

  • 05 June 2019 - 08:19
Drejtori sportiv i Juventusit: Do të diskutojmë për Pogbën me trajnerin e ri

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka thënë se ai do ta diskutojë mundësinë e transferimit të Paul Pogbës nga Manchester Unitedit gjatë këtij afati kalimtar të verës me trajnerin e ri.

Juventusi është për momentin në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit të Massimiliano Allegrit. Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, besohet se mund të jetë personi që do ta zë karrigen e trajnerit në “Allianz”.

“Sa i përket afatit kalimtar, ne duhet ta presim emrin e trajnerit të ri. Do t’i bëjnë të gjitha vlerësimet e mundshme para se ta zyrtarizojmë një gjë të tillë”, ka thënë Paratici.

“Pogba? E njëjta vlen edhe për të, do të flasim me trajnerin e ri”.

Pogba fillimisht ishte transferuar në Juventus si transferim i lirë në vitin 2012, pasi nuk kishte arritur të zinte vend në formacionin e parë të Manchester Unitedit.

Mesfushori i shijoi katër sezone të suksesshme në Torino, para se të kthehej sërish në Old Trafford në vitin 2016, për 89 milionë funte, që në atë kohë e theu rekordin për lojtarin më të shtrenjtë në botë.

Gjatë dy sezoneve të tij në Old Trafford, Pogba është përballur me po aq kritika sa edhe lëvdata. Ai i ka shënuar 31 gola në 135 paraqitjet e tij që kur u kthye në Manchester United.

Fituesi i Kupës së Botës 2018 ende i ka edhe dy sezone të mbetura në kontratën e tij me klubin anglez, ndërsa drejtuesit e klubit dëshirojnë ta aktivizojnë një klauzolë për zgjatjen e kontratës së tij edhe për 12 muaj.

Edhe Real Madridi është interesuar për Pogbën gjatë kësaj kohe dhe vetë mesfushori i nxiti spekulimet për një transferim të tillë pasi që në prill e përshkroi klubin madrilen si një ëndërr për të gjithë. 

(Kosova Sot Online)