Aubameyang frikëson tifozët e Arsenalit përmes rrjeteve sociale

  • 05 June 2019 - 09:56
Aubameyang frikëson tifozët e Arsenalit përmes rrjeteve sociale

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, e ka fshirë Arsenalin nga përshkrimi dhe fotografia e tij në llogarinë zyrtare në rrjetin social Instagram. Kjo ka bërë që tifozët t’i frikësohen largimit të tij.

Afati kalimtar i verës tashmë është zyrtarisht në Angli që disa ditë, megjithatë deri më tani nuk kishte pasur asnjë spekulim se Pierre-Emerick Aubameyang mund të largohet nga Arsenali.

Kjo gjë ka ndryshuar tani pasi që ylli i Arsenalit i ka fshirë fotografinë dhe përshkrimin e klubit nga llogaria e tij zyrtare në rrjetin social Instagram. Megjithatë, ai ende s’ka sqaruar asgjë dhe mediat angleze raportojnë se kjo mund të ketë ndodhur për shkak të ndonjë sulmi kibernetik.

Arsenali pësoi disfatë me rezultat 4:1 në finalen e Ligës së Evropës kundër Chelseat. Kjo përballje u zhvillua më 29 maj në Baku të Azerbajxhanit.

“Topçinjtë” shkuan në Baku duke qenë të vetëdijshëm se finalja kishte rëndësi të dyfishtë për ta, pasi që përveç që ishte mundësi për ta mbyllur sezonin me trofe, Arsenali mund edhe ta siguronte një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve përmes kësaj mënyrë.

Mirëpo, Arsenali do të garojë edhe sezonin tjetër në Ligën e Evropës pasi që pësoi disfatë në finalen e mbrëmshme kundër Chelseat dhe nuk arriti as ta zë ndonjë vend në top katërshe të Premierligës.

Kjo disfatë ishte mjaft zhgënjyese, saqë Lucas Torreira dhe Petr Cech shpërthyen në lot. Tani Arsenali do të duhet të luajë për të tretin sezon radhazi në garën e nivelit të dytë të futbollit evropian.

Image

 

(Kosova Sot Online)