Infantino rizgjidhet president i FIFA-s

  • 05 June 2019 - 12:19
Infantino rizgjidhet president i FIFA-s

Gianni Infantino është rizgjedhur president i shtëpisë së futbollit botëror, FIFA-s, për një mandat të dytë.

Ish-avokati me nënshtetësi zvicerane dhe italiane, 49-vjeçari, është rizgjedhur në pozitën e presidentit të FIFA-s deri në vitin 2023, në kongresin vjetor të kësaj organizate në Paris. Infantino ishte i vetmi kandidat.

Infantino e zëvendësoi Sepp Blatterin në vitin 2016 dhe ai e ka rritur numrin e skuadrave pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026 dhe i ka propozuar edhe disa ndryshime kyçe në Kupën e Botës për Klube.

Ish-presidenti Blatter e kishte mbajtur këtë pozitë për 17 vjet para se të pezullohej me akuzën për skandal korrupsioni në vitin 2015.

Ish-sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Infantino, është personi përgjegjës për vendimin e rritjes së numrit të Kombëtareve, nga 32 në 48, në Botërorin që do ta zhvillohet në vitin 2026, i cili do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Planet për të bërë ndryshime të tilla edhe për Kupën e Botës së vitit 2022 u shuan muajin e kaluar, ndërsa në mars Infantino propozoi që nga viti 2021 në Kupën e Botës për Klube të marrin pjesë 24 skuadra. 

(Kosova Sot Online)