Pamje nga stërvitja e fundit e “Dardanëve” në Kosovë

  • 05 June 2019 - 13:48
Pamje nga stërvitja e fundit e “Dardanëve” në Kosovë

Kombëtarja e Kosovës sot e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe pastaj ka udhëtuar drejt Podgoricës.

“Dardanët” të premten do të jenë mysafirë të Malit të Zi, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”. Edhe stërvitja e sotme ka kaluar nën një atmosferë të shkëlqyeshme, e po ashtu është karakterizuar me disiplinë dhe me punë serioze.

Është vërejtur se futbollistët janë në formë të mirë që u jep shpresë tifozëve kosovarë për një rezultat pozitiv të Kosovës në Podgoricë. Kosova e ka zhvilluar një ndeshje deri më tani në këtë kampanjë kualifikuese.

Pati barazuar në Prishtinë me Bullgarinë, të cilën do ta vizitojë në Sofje të hënën. Por, reprezentuesit kosovarë thanë pas stërvitjes se tash për tash po mendojnë vetëm për ndeshjen e së premtes me Malin të Zi, ndaj të cilit do të tentojnë të fitojnë.

Pas stërvitjes dhe konferencës së mbajtur në Prishtinë “Dardanët” janë nisur në Mal të Zi.

Të enjten Verdhekaltrit në Podgoricë do ta mbajnë një konferencë për media dhe seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku të premten do të zhvillohet ndeshja.

Kjo përballje do të zhvillohet pa shikues shkaku i një dënimi që UEFA ua ka shqiptuar malazezë. 

Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot Online)